
Te gjithe e dine se kur ishte i ri ishte terheqes, seksi dhe shume joshes.Po askush nuk e di dhe nuk mund ta kishte imagjinuar se Al Pacino ka patur eksperienca prej zhilogoje.
“Kur isha i ri kisha marredhenie me nje grua ne Sicili me te madhe se une, e cila me jepte strehe ne shtepine e saj”
Keto fjale qe tashme kane bere xhiron e botes jane thene nga aktori 69-vjecar per “dekanen”
e thashethemeve ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, Cindy Adams.
E gjitha kjo ka ndodhur ne vitet ’70-te, kur ylli i ardhshem i kinemase, ishte vetem nje aspirant per aktor. Asokohe ai vendosi te braktiste studimet per te ndjekur endrren e nje karriere hollivodiane.
Po fati e desh qe Al te kthehej ne Sicili, ne token e prinderve, ku u fut ne borxhe dhe nuk kishte nje shtepi.
“Per t’u ushqyer dhe per te patur nje cati, vendosa te prostituohesha te nje grua me e madhe se une, duke i ofruar asaj trupin tim”, tha aktori.
Al Pacino tregon se shpesh zgjohej mengjeseve me shijen e hidhur te asaj cka po bente.
Ndoshta ka qene pikerisht kjo etape e jetes, qe beri Al Pacinon te mos martohej kurre edhe pse eshte baba i tre femijeve.
Aktori i famshem njihet edhe per lidhjet e tij me Jill Clayburgh, Tuesday Weld, Marthe Keller, Carol Kane, Diane Keaton, Penelope Ann Miller dhe Madonna. Aktualisht ai jeton ne vilen e tij ne New York.
Top Channel