Feith: Raporti paraqet progresin e Kosoves
14/10/2009 20:30
Shefi i ICO-se, Piter Feith ka mirepritur raport progresin e KE-se per Kosoven, duke deklaruar se ai pasqyron hapur arritjet e shtetit te ri.
Feith ka vleresuar se Kosova ka hyre ne rrugen e duhur dhe ka ftuar institucionet lokale qe te perqendrohen tek ato sugjerime qe permban raporti.
“Raporti i KE eshte nje dokument kyc qe pasqyron progresin e arritur nga Kosova gjate nje viti reformash. Ne raport vihen re gjithashtu hapat e rendesishem te ndermarre nga Kosova drejt perspektives se saj evropiane”, ka pohuar Feith.
Ai iu ka bere thirrje autoriteteve kosovare qe te vazhdojne perpjekjet e tyre ne kete drejtim, ne menyre qe te arrihet progresi i metejshem.
Top Channel