Kombetarja humbet 2-1 me Greuther Fuerthi

10/10/2009 18:15

Kombetarja shqiptare ka deshtuar ne testin perpara takimit te se merkures me Suedine, duke humbur 2-1 ne miqesoren me Greuther Fuerthi.

Kuqezinjte te drejtuar nga kroati Josip Kuzhe nuk kane mundur te arrijne rezultat pozitiv kunder ekipit te Bundesliges 2.

Te paret ne avantazh kane kaluar kuqezinjte, me ane te nje goli te Bogdanit te realizuar ne minuten e 11-te, por me pas kane qene vendasit qe kane shenuar dy here me ane te Marino Biliskov dhe Nikolai Müller.

Ndeshja perbente nje test per kuqezinjte dhe trajnerin e tyre, ne kuadrin e pergatitjeve per ndeshjen e fundit eliminatore ne Grupin 1.

Top Channel