Huejda El Sajed, 17 vjet besnike e imazhit

09/10/2009 19:10

Huejda El Sajed vazhdon te jete besnike e imazhit te saj. Ashtu si 17 vjet me pare ne kur filloi karrieren televizive ne spektaklin “12 vallezime pa nje te shtune” ajo vazhdon te jete harmonike dhe e sigurt ne ate qe deshiron.

Arjan Konomi dhe Huejda jane miq prej vitesh dhe sapo ajo kthehet nga Franca eshte nje prej njerezve te pare qe takon. “Ajo perdor gjithmone autoironine. U njohem per here te pare kur kemi qene ne Fier per Miss Albania. Aty jemi takuar para dhe pas spektaklit”, shprehet Arjani.

Aktualisht Huejda vazhdon te jete ne proces me romanin e trete pas “Ngjyra e lekures time” dhe “Maska e zemres”. Tashme ajo i ka kaluar te 30-at, por pa plane precize per krijimin e familjes apo ndryshimin e statusit. “Eshte thjeshtesia qe ajo ka. Nje person me nje karriere kaq te gjate eshte personi me i thjeshte ne bote qe kam njohur per komunikimin”, shprehet Konomi.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA