Sydney, stuhia e reres skuq qytetin
23/09/2009 11:25
Qyteti i Sydney-it, me i madhi ne Australi eshte perfshire nga nje stuhi e shoqeruar nga sasi te medha rere nga shkretetira.
Sipas BBC-se, shikueshmeria u be pothuajse zero, ndersa udhetimet ajrore dhe detare u anuluan menjehere. Shume persona po vuajne nga problemet e frymemarrjes, ndersa autoritetet shendetesore keshillojne qendrimin ne shtepi.
Sipas Institutit Metorologjik, ererat e forta e transportuan reren nga pjeset qendrore dhe veriore te vendit qe perbehet nga shkretetira gjigande. Era arriti shpejtesine 65 km/h dhe dalengadale po e humbet fuqine. “Shiu” i kuq i reres ka gjetur te papergatitur banoret e qytetit qe nuk kishin pare asnjehere nje ngjarje te tille.
Top Channel