Biznesmeni vlonjat u vra me dy plumba

18/09/2009 09:05

Ka perfunduar pas me shume se dy javesh autopsia e trupit te vdekur te biznesmenit nga Vlora, Genci Habazaj. Autopsia u be nga Mjekesia Ligjore ne Tirane. Sipas autopsise, Habazaj ka marre dy plage ne trup, ne koke dhe ne gjoks, me arme zjarri.

Autopsia sakteson se biznesmeni eshte qelluar nga afer. Ekspertet e Mjekesise Ligjore kishin marre kampione nga trupi i Habazajt dhe ne baze te tyre kane percaktuar edhe shkaqet e verteta dhe te plota te ngjarjes se rende.

Burimet pohojne se jane duke u bere analizat toksikologjike per te perjashtuar mundesine e ndonje helmimi dhe rezultati perfundimtar do ta tregoje ate.

Nga verifikimet e para te bera nga ekspertet e Mjekesise Ligjore mesohet se ne trupin e biznesmenit ka pasur edhe shenja dhune. Ndersa burime nga policia bejne te ditur se hetimet per vrasjen e tij po vazhdojne me imtesi.

Keshtu, veç pistave te ngritura si ajo e dyshimit te implikimit te tij ne ndonje trafik droge, hasmeri te vjetra, nuk bene perjashtim as ndonje vrasje me pagese.

Te gjitha keto hipoteza te hedhura ne dosjen e hapur te vrasjes se biznesmenit nga Vlora do te verifikohen nga oficere te policise gjyqesore per te arritur ne zbardhjen e kesaj vrasjeje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA