Pas nje jave te gjate me pune apo shkolle; pas nje jave me stres dhe trafik, probleme e ngarkese…vjen mbremja e se premtes!

Qe pa rene mbremja  kane filluar pergatitjet, takimet jane lene, festat fillojne!

“Jeta e nates mendoj se i sherben atyre njerezve qe duan te ndihen me te lire”, thote nje i ri.

Por kesaj radhe nuk do te merremi me adrenalinen dhe zbavitjen e jetes se nates, por do te njohim finalen e gjithe kesaj hareje, gezimi, zhurme dhe argetimi.

Do te zbulojme, minuten e fundit. Qendrestaret. Ata qe i rezistojne deri ne agim jetes se nates.

Pas ndonje pije dhe disa kengesh, kur ora, ashtu sic ndodh me Hirushen ka kaluar mesnaten dhe afrohet mengjesi, vjen momenti i lamtumires.

Me nje tjeter ritual, ai i kthimit ne shtepi, fillon boshatisja e lokaleve. Festat zbehen.

Kete e dine edhe menaxheret e lokaleve. Sipas njerit prej tyre, ka nga ata qe ikin heret, por ka edhe nga ata qe rrine te fundit, deri ne mbyllje. “Pjesa me e madhe qendrojne deri ne 11:30, por ka edhe nga ata qe e gdhijne”, thote ai.

Por ka disa qe nuk dorezohen! “Te qendroj shume vone te them te drejten me pelqen shume”, shprehet nje vajze.

Fanatiket e jetes se nates nuk jane te zakonshem. Ata qe qendrojne stoik deri ne kengen e fundit dhe deri ne pijen e fundit te banakierit kane nje tjeter profil nga frekuentuesit e zakonshem.

Keta jane me te preferuarit e lokaleve dhe menaxhuesve te tyre. “Ka problematike, por shumica jane normale, kjo edhe pse pjesa me e madhe e klienteve tane jane vajza”, thote menaxheri nje nje lokali.

Njerezit e nates se vone ose me mire te mengjesit te hershem, kane pothuajse nje marredhenie intime me pijet. Per ta, gota ne tavoline eshte nje tjeter person i ulur prane.

“Birren e preferoj shume. Nuk e kam llogaritur sasine, pasi vjen nje pike kur humbet llogaria”, shprehet nje frekuentuese e jetes se nates. “Pij derisa te mbarojne leket”, thote nje tjeter.

Per ata qe e konsiderojne diten si ore pritjeje, historite u ndodhin pasi ka rene nata, kur alkooli, muzika dhe atmosfera festive kane bere te veten. Por minuta e fundit, ka edhe ajo shijen e saj, si pika e fundit e alkoolit.

Por, pervec harese se shfrenuar, alkoolit, flirtimeve dhe dhimbjeve te kokes te nesermen ne mengjes, minuta e fundit ka besimtaret e vet.

FOTO GALERI
2/4
"Naten do ta bejme dite"

Top Channel