Clooney-Canalis, flirt qe ne vitin 2006

10/09/2009 11:30

Njohja e George Clooney me Elisabetta Canalis daton me heret se sa lidhja e tyre.

Sipas revistes “The People”, ata frekuentohen prej shume kohesh, me saktesisht qe prej vitit 2006, kohe kur aktori amerikan vazhdonte te ishte i lidhur me Sarah Larson qe e shoqeroi ne tapetin e kuq te cmimeve Oscar ne vitin 2008.

Ndoshta gjithcka nisi gjate kohes kur Canalis ndodhej ne New York per te xhiruar komedine “Krishtlindje ne New York”. Lidhja e Larson me Clooney perfundoi ne maj te vitit 2008, cka beri qe aktori amerikan dhe bukuroshja italiane te frekuentohen me dendur. 

Top Channel