Brace: Zgjedhjet ne fokus te kongresit

29/08/2009 15:10

Deputeti i PS, Erjon Brace ka deklaruar ne nje prononcim per Top Channel se kongresi i jashtezakonshem i PS po vijon me debate, te cilat sipas tij jane mese normale.

Sipas Braces, debati eshte perqendruar tek zgjedhjet, ne vecanti tek shqyrtimi i standarteve te tyre.

“Kongresi po zhvillohet brenda te gjitha parashikimeve. Ka pasur debate konsultative ku dominojne ato mbi vleresimet e zgjedhjeve, sa ishin ne perputhje me standartet nderkombetare”, ka pohuar Brace.

Nenkryetari i grupit parlamentar te PS ka theksuar se zgjedhjet e 28 qershorit jane ceshtja me e rendesishme, duke nenvizuar se rezultati “i fiksuar” nga kryeministri Berisha eshte i papranueshem.

“Po gjykojme zgjedhjet dhe do te marrim nje perfundim per rezultatin e tyre. Shumica e te pranishemve eshte fokusuar pikerisht ne kete ceshtje. Rezultati i fiksuar nga Sali Berisha eshte i papranueshem per ne, ashtu sikurse koalicioni qeverises Berisha-Meta”, ka nenvizuar Brace.

Ai ka shtuar se PS ne zgjedhje humbi per shkak te manipulimeve te kryeministrit dhe jo per shkak te programit te kryetarit Edi Rama, i cili sipas tij e ka rrugen te hapur per te rikandiduar.

“Brenda salles se kongresit ka dy qendrime, pse keto zgjedhje nuk duhet te pranohen dhe pse keto zgjedhje duhet te pranohen. Por nuk mund te kete argumenta qe keto zgjedhje ishin te pabarabarta per shkak te kenges se Edi Rames dhe nuk mund te kete argumenta nese keto zgjedhje ishin te lira dhe te barabarta. Ne statut nuk thuhet qe kryetari, te cilit i nderpritet mandati nuk ka te drejte te rikandidoje”, ka shtuar Brace.

Top Channel