Zgjedhje te pjesshme ne 4 njesi vendore

15/08/2009 08:25

Dy bashki, nje komune  dhe nje minibashki ne kryeqytet do te perfshihen nga zgjedhjet e pjesshme lokale. Shkak eshte zgjedhja e krereve te ketyre njesive vendore si deputete.

Kodi Zgjedhor parashikon se ne kete rast kryetaret e njesive vendore qe marrin mandate per ne Parlamentin shqiptar japin doreheqjen dhe njesia perfshihet nga zgjedhjet e pjesshme lokale.

Behet fjale per Bashkine e Fushe-Aresit, Ndue Paluca, i cili eshte zgjedhur deputet ne Qarkun e Shkodres, per te vazhduar me Bashkine Klos, ku kryetari Bedri Hoxha ka marre mandat. Zgjedhjet e pjesshme do te zhvillohen edhe ne Qarkun e Beratit ne Komunen e Otllakut, pasi kryetari i saj, Lefter Maliqi, eshte i treti ne listen e deputeteve te PD-se ne kete qark.

Nga ethet e zgjedhjeve do te perfshihet minibashkia numer 10, pasi Gerti Bogdani figuron i katerti ne listen e deputeteve te selise blu. Ne teresi behet fjale per kandidate te Partise Demokratike, pasi kreret e njesive vendore nuk e kishin te ndaluar per te kandiduar per deputete.

I takon Presidentit te Republikes qe te shpalle daten e zgjedhjeve te pjesshme, ndersa administrimi i tyre eshte ne duart e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Kodi Zgjedhor parashikon se ne rast te nderprerjes se mandatit, per shkaqet e parashikuara ne nenin 115 te Kushtetutes, zgjedhjet mbahen jo me pare se 30 dite dhe jo me vone se 45 dite nga data e njoftimit te nderprerjes se mandatit.

Per te njejtin nen parashikohet qe Presidenti duhet te njoftohet per mbarimin e mandatit te ketyre krereve lokale dhe me pas brenda dy ditesh duhet te shpalle zgjedhjet. Sipas perllogaritjeve, pritet te zhvillohen deri ne mes te muajit tetor. Sakaq, kandidimi i zyrtareve ne detyre ka ngjallur mjaft debate gjate fushates zgjedhore ne vend dhe here pas here ky shqetesim eshte ngritur prane Komisionit Qendror te Zgjedhjeve nga perfaqesuesit e Partise Socialiste.

Perfaqesuesit juridike kane kerkuar qe KQZ-ja te kerkoje doreheqjen jo vetem te ketyre krereve te njesive vendore, por edhe te shume zyrtareve te tjere, duke nisur qe nga prefektet. Komisioni Qendror nuk i dha asnje pergjigje kesaj çeshtjeje, ndersa Partia Socialiste pretendoi se ne rast te kundert mandati i tyre nuk mund te njihej, pasi asgje nuk e provon qe kandidatet ne fjale nuk kane perdorur pushtetin qe disponojne ne zonat ku ishin.

Kreu i KQZ-se, Arben Ristani, deklaroi se çeshtja e mandateve te deputeteve te rinj i takon Komisionit te Verifikimit te Mandateve ne Parlament, ndersa vete ky institucion do i vinte ne dijeni per detyrimin qe kishin. Ne nje debat, gjate nje mbledhjeje ne KQZ, perfaqesuesi juridik i PS-se, Genci Gjonçaj, deklaroi se shume kandidate te PD-se po shfrytezonin funksionin qe kryenin ne favor te fushates elektorale, duke kerkuar nga KQZ-ja qe te mos u njihej mandati i deputetit.

Pas kesaj deklarate reagoi perfaqesuesi juridik i PD-se, Niazi Kosovrasti, i cili tha se PS-ja duhej ta kishte bere me pare kete kerkese, ne momentin kur u miratua lista shumemerore e subjekteve politike. Nje pjese e kandidateve qe kishin detyre ne administrate dhane doreheqjen, kryesisht prefektet, si rasti i Elfrida Zefit ne Korçe, apo rasti i prefektit te Fierit, Baftjar Zeqo.

Por keta ishin zyrtaret ne dukje dhe figura publike, ndersa brenda kampit blu kishte me shume kandidate, te cilet nuk u larguan nga detyra, edhe pse e parashikon ligji. Ne zgjedhjet lokale te vitit 2005 u paraqit nje fenomen i tille, ku mjaft drejtore drejtorish te rendesishme dhane doreheqjen, diku drejt fundit te fushates, edhe pse opozita e atehershme e kerkonte me ngulm largimin e tyre.

Top Channel