Bode: Buxheti i ri, investime te medha

14/08/2009 14:30

Ministri i Financave, Ridvan Bode gjate nje interviste per Top Channel thote se buxheti i 2010-es i do te perqendrohet serish ne disa investime te medha. (UPDATE)

Bode nuk parashikon rritje te reja taksash por thote se priroritetet e qeverise se re vitin e ardhshem do te perputhen me ato te LSI-se dhe se nuk mendon se ato do te cenojne frymen liberale te te djathteve.

TCH – Kur do te jete drafti per buxhetin e ri, sa parashikohen investimet dhe sa do te kete perqendime ne objekte te medha sic ka pasur ne vitin 2009?  

Bode – Administrata eshte duke punuar ne te gjitha dikasteret per te perfunduar e projekt-buxhetit 2010, brenda ketij muaji dhe te kaloj per miratim ne qeveri po brenda ketij muaji. Qellimi eshte qe kabineti aktual te perfundoje procedurat per miratimin e projektbuxhetit te vitit 2010 dhe te dergohet ne parlament per tu miratuar ne menyre qe te mos cenohet kalendari kohor i miratimit te buxhetit 2010. Sigurisht qe do te kete perqendrim dhe do te vijoje politika e moscopezimit te pushtetit, cka do te thote avullimit te buxhetit cka do te thote avullimit te parave permes nje buxheti jo te konsoliduar dhe jo te perqendruar ne projekte te medha, edhe ne 2010 do te vijojme me projekte te medha. Do te jene disa shtylla. Se pari investimet ne infrastrukture te cilat sigurisht do te jene pjesa kryesore e investimeve publike ne buxhet. Do te kemi pershpejtim te investimeve ne sektorin e bujqesise, pra kalon nje prioritet i ri ne politikat tona buxhetore, do te vijojme me politikat per investimet ne infrastrukturen rurale permes granteve konkuruese ne infrastrukturen rrugore ne ujesjellesa shkolla etj. Duke ruajtur nje nivel te larte investimesh te tilla dhe do te filloje nje program i ri qe ka te beje me permiresimin e furnizimit me uje te te gjithe pjeseve te territorit te vendit dhe vecanerisht te pjeses Tirane-Durres dhe ultesires bregdetare qe do te mbeshteten nga nje program i madh dhe i perqendruar investimesh dhe po punohet per ndertimin e strategjise per fillimin qe ne 2010 te ketij projekti madhor per vendin.

TCH – Do te permbaje ky buxhet prioritetet te partise ne pushtet LSI dhe ne cilat pika?

Bode – Ajo qe do te konsolidohet ne programe, qe do te miratohet ne parlament ne muajin shtator me formimin e qeverise, do te jete platforma mbi te cilen do te mbeshteten programet dhe politikat buxhetore dhe ne po punojme bashkarisht qe te konsolidojme nje program qeverises qe te respektoje si prioritet e vendit ashtu edhe prioritet e partive ne koalicion, jo vetem te LSI-se.

TCH –  Rrezikohet qe programi juaj qeverises te deformohet per shkak te perfshirjes ne te edhe te LSI-se?

Bode – As nje perfshirje e tille nuk mund te demtoje ato qe perbejne zgjidhje per nevojat dhe prioritetet qe ka aktualisht vendi, mendojne se eshte e mundur qe ne kuader te ketij bashkepunimi te mund te identifikohen hapesira te reja, te mund te theksohen elemente te vecante te piktures se pergjithshme ekonomiko-shoqerore te vendit per tu perqendruar, por qe nuk besoj qe do te prishe shtyllen programore te qeverise qe ka te beje me politikat liberale.

TCH – Parashikohen ndryshime taksash, sa do te jene te ardhurat e tyre ne buxhetin e ri dhe ku do te mbeshtetet rritja e tyre?

Bode – Jemi fatlum qe ekonomia shqiptare nuk u perfshi ne vorbulen e krizes dhe sot nuk kemi problemet qe kane vendet afer nesh apo vende te tjera te zhvilluara qe per shkak te impaktit te krizes dhe pasojave qe ajo i solli investimeve te medha qe bene qeverite respektive per te minimizuar efektet e krizes dhe te falimentimeve te sistemeve financiare, permes investimeve qe ato bene me pjesemarrje te drejtperdrejte apo te njefare shtetezimi qe ben ne sistemin financiar Shqiperia nuk pati te tilla probleme. Dhe ne sot nuk jemi ne kushtet as te Kroacise, as te Serbise, as te Bullgarise e Maqedonise qe te ulim pagat pensionet, qe te rrisim taksat dhe tatimet sic po ndodh me keto vende, ne jemi ne kushte me komode, me nje ekonomi me te stabilizuar. Ajo qe ne po bejme ne kete faze eshte te rregullojme gjithcka ka te beje me kuadrin e pergjithshem makroekonomik te vendit qe ne momentin qe bota eshte duke dale nga kriza ne te jemi po ashtu te stabilizuar nga pikepamja e treguesve makroekonomike. Pra politikat tona ne fushen e tatim-taksave do te jene ato qe do te mbajne nivelin me te ulet te tatim-taksave ne rajon per te bere Shqiperine vend terheqes per investime dhe duke bere rregullimet e nevojshme per te krijuar jo vetem nje sistem te taksave me te ulta, por edhe nje sistem te taksave me te drejta cka domethene: modernizim te brendshem te sistemit permes informatizimit dhe permiresimeve ne hallka te vecanta te tij qe te japim ate drejtesi te nevojshme qe duhet te kete nje sistem taksash ne nje shoqeri te tille.

Top Channel