Lufta, ceremoni fetare ne katedralen e Moskes

08/08/2009 12:35

Ne pervjetorin e pare te luftes ruso-gjeorgjiane, per te kujtuar viktimat e luftes, patriarku ortodoks Kirill mbajti sot ne mengjes nje ceremoni fetare ne katedralen “Krishti Shpetimtar” ne Moske.

Nder te tjera patriarku i Moskes u shpreh se konflikti i armatosur i nje viti me pare ne Kaukaz, ishte nje tragjedi e perbashket per tre popuj ortodoks vellezer (rus, gjeorgjian,oset) dhe i ftoi qe te luteshin deri sa nuk do te ndodh me kurre ne te ardhmen qe popujt ortodoks t’i kundervihen njeri-tjetrit.

Naten e mbremshme perpara katedrales “Krishti Shpetimtar”, disa mijera persona moren pjese ne nje vigjilje te heshtur ne perkujtim te viktimave te luftes.

Top Channel