Itali, Berlusconi: S’ka si qeveria jone

07/08/2009 15:05

“Besoj se asnje qeveri nuk ka bere kaq shume ne 14 muaj jete”. Me keto fjale kryeministri italian Silvio Berlusconi ka vleresuar ne nje konference per shtyp punen e kabinetit te tij.

“Ne vendin tone ka sinjale te rimekembjes nga kriza. OSBE thote se Italia eshte e para ne Evrope per shenjat e rimekembjes dhe ky eshte nje lajm i mire qe shkon drejt besimit, pasi duhet te kesh besim per te dale nga kriza”, ka deklaruar Berlusconi.

Me tej kryeministri ka folur edhe per sigurine ne vendin fqinj, ku ka saktesuar se qeveria do te rrise pranine e trupave ushtarake ne qytetet e vendit.

“Do ta rrisim ndjeshem pranine e ushtareve ne qytete. Kemi ndermend te vazhdojme ne kete drejtim”, ka theksuar Berlusconi.

Ai ka shtuar me tej se prania aktuale prej 4 mije ushtaresh eshte mirepritur nga qytetaret dhe ka cuar ne renien e akteve kriminale.

Top Channel