Burri e drogonte gruan prej 20 vitesh dhe ftonte të panjohur ta përdhunonin, nëntë persona në gjyq
Ne kuader te nje vjetorit te luftes mes Rusise dhe Gjeorgjise, presidenti rus Dmitri Medvedev ka marre persiper pergjegjesine e te gjitha urdherave te dhena trupave te Moskes.
Medvedev nuk e ka permendur fare rolin e paraardhesit te tij Vladimir Putin, qe vazhdon te konsiderohet si drejtuesi i pushtetit te Kremlinit edhe tani qe eshte kryeminister.
“Kam qene une personi i vetem qe ka marre te gjitha vendimet. Konsultimet nuk kane asnje vlere duke qene se vetem nje person, qe eshte presidenti, ka pergjegjesine per te gjitha nismat e ndermarra”, ka deklaruar Medvedev.
Kreu i Kremlinit ka rikujtuar naten mes 7 dhe 8 gushtit te 2008-es kur, sipas versionit rus, Gjeorgjia dha urdher per nisjen e konfliktit duke sulmuar Osetine e Jugut.
“Vendimi per t’u kunderpergjigjur erdhi pas nje momenti te rendesishem reflektimi dhe vleresimi mes atyre qe ishin pro dhe atyre qe ishin kunder”, ka shtuar presidenti rus.
Top Channel