Afganistan, vriten 7 ushtare te trupave aleate

07/08/2009 14:20

Dite e pergjakshme per ushtaret e trupave aleate ne Afganistan. Tre parashutiste britanike kane humbur jeten sot ne provincen e Helmandit, me e rrezikshmja ne vend, pasi rane ne nje prite te rebeleve gjate patrullimit.

Guerrilasit fillimisht shperthyen nje bombe qe ndaloi makinen dhe me pas hapen zjarr si te cmendur me arme automatike ne drejtim te ushtareve qe ndodheshin ne bord.

Lajmin e ka bere te ditur Ministria e Mbrojtjes ne Londer permes nje komunikate per shtyp, ne te cilen saktesohet se nga sulmi nje tjeter ushtar ka mbetur i plagosur rende.

Nderkohe, po sot, edhe kontigjenti amerikan njoftoi vrasjen e tre marinsave, ne te njejten forme dhe ne te njejten province.

Kur ndodhet me pak se dy jave nga zgjedhjet presidenciale dhe lokale te 20 gushtit, ne Afganistan po del gjithmone e me shume ne pah dhuna dhe klima e tensionuar, sidomos ne jug dhe ne perendim.

Vetem nga fillimi i muajit gusht jane te pakten 18 jetet e humbura ne radhet e trupave te koalicionit, 11 prej te cileve jane ushtare amerikane.

Top Channel