Rusi-Gjeorgji, lufte me deklarata

06/08/2009 21:05

Gjeorgjia dhe Rusia kane avancuar me propaganden e luftes, duke akuzuar njera-tjetren se po fillojne luften per Osetine Jugore, kur eshte bere nje vit qe nga konflikti i pare.

Gjeorgjia ka perseritur deklaraten se sulmi i saj ne Osetine e Jugut ka qene nje pergjigje ndaj pushtimit tefshehte qe po ben Rusia.

Nga ana e saj, Moska ka mohuar akuzat se ka levizur e para dhe ka akuzuar Tbilisin per parapergatitjen e nje plani kriminal.

Korrespondente te mediave nderkombetare deklarojne se retorika eshte nxehur jashte mase dhe se paralajmerimet e te dyja paleve duhet te merren seriozisht.

Konflikti mes dy vendeve filloi me 7 gusht te 2008-es, pasi Gjeorgjia tentoi te rimerrte nen kontroll rajonin e saj rebel te Osetise se Jugut, gje qe shkaktoi reagimin e Rusise qe sulmoi ashper Gjeorgjine.

Top Channel