FARK-u, Chavez hedh poshte akuzat e Kolumbise

06/08/2009 11:05

Presidenti venezuelian, Hugo Chavez ka hedhur poshte akuzat se qeveria e tij ka furnizuar me arme guearrilasit e Forcave te Armatosura Revolucionare te Kolumbise.

Bogota kishte akuzuar Karakasin se po ndihmon me armatim guearrilasit qe veprojne ne territorin e saj.
Keto deklarata kane ardhur pas ngrirjes se marredhenieve diplomatike mes dy vendeve ne lidhje me ceshtjen e armeve.

“Sa koincidence qe ky lajm vjen nga Kolumbia nje dite pasi filluam te ngreme zerin kunder vendosjes se bazave amerikane ne territorin kolumbian”, eshte shprehur Chavez ne nje konference per shtyp.

“Padyshim qe kjo nuk eshte nje koincidence. Qeveria e Kolumbise po perpiqet qe te beje shantazh ndaj nesh”, shtoi Chavez.

Top Channel