Clinton perkujton sulmet ne ambasadat amerikane

06/08/2009 14:20

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton ka perkujtuar nje dite perpara 11 vjetorin e atenteteve ne ambasadat amerikane ne Nairobi dhe Dar es Salaam.

Gjate sulmeve qe ndodhen me 7 gusht te 1998-es, humben jeten 223 persona dhe u plagosen 4 mije te tjere.

Shefja e diplomacise amerikane ka theksuar se si kercenimi terrorist eshte ende konkret, si dje dhe sot. Ne diten e saj te trete ne Nairobi, Clinton ka ne program nje takim me presidentin somalez, Ahmed.

Top Channel