Teheran, Ahmadinejad ben betimin

05/08/2009 09:30

Presidenti iranian Mahmud Ahmadinejad ka bere mengjesin e sotem betimin perpara Parlamentit per mandatin e tij te dyte ne krye te shtetit.

Ahmadinejad ka premtuar se zgjedhjet e 12 qershorit, te kontestuara nga opozita, do te shenojne fillimin e ndryshimeve te rendesishme ne Iran dhe ne te gjithe boten.

Ahmadinejad ka premtuar gjithashtu se Republika Islamike do te vazhdoje t’iu rezistoje vendeve “pushtuese” dhe do te luftoje per te ndryshuar mekanizmat e diskriminimit ne bote, ne te miren e te gjitha kombeve.

Me tej presidenti iranian ka folur edhe per mungesen e urimeve nga vendet perendimore, duke u shprehur:

“Kemi degjuar se disa lidere te Perendimit kane njohur qeverine e re por nuk e kane uruar ate. Kjo tregon se ata e duan demokracine vetem per interesa te caktuara qe nuk respektojne te drejtat e te gjithe popujve”.

Gjate betimit, jashte Parlamentit qindra manifestues jane mbledhur per te protestuar, por jane shperndare nga policia.

Top Channel