SHBA, debate te ashpra per emerimin e Sotomayor

05/08/2009 10:50

Senati amerikan ka zhvilluar nje debat historik lidhur me konfirmimin e emerimit te Sonia Sotomayor si gjyqtarja e pare hispanike ne Gjykaten e Larte te Shteteve te Bashkuara.

Republikanet e kane kundershtuar emerimin duke deklaruar se ajo do te sjelle njeanshmeri ne radhet e institucionit gjyqesor.

Ndersa mbeshtetesit demokrate hodhen poshte keto akuza dhe thane se Sotomayor eshte nje figure qendrore dhe e moderuar.

Mediat amerikane komentojne se kishte dyshime serioze mbi faktin se emerimi i presidentit Barack Obama do te konfirmohej nga nje komision bipartizan.

Senatoret vleresuan figuren e Sotomayor, duke i hedhur edhe nje sy historise amerikane per te treguar arritjet e hispanikeve.

“Rruga e gjyqtares Sotomayor drejt ketij emerimi eshte nje histori amerikane dhe u tregon te gjitheve vazhdimin e endrres amerikane”, ka deklaruar senatori Patrick Leahy, kryetar i Komisionit Gjyqesor.

Top Channel