Rusi, rihapet gjyqi per vrasjen e Politkovskaya

05/08/2009 11:50

Gjyqi per vrasjen e gazetares ruse Anna Politkovskaya eshte hapur serish sot ne Moske.

Sergei Khadzhikurbanov dhe vellezerit Dzhabrail dhe Ibragim Makhmudov u shfajesuan ne shkurt per perfshirje ne vrasjen e reporteres investigative.

Por kritiket e cilesuan gjyqin si qesharak dhe Gjykata e Larte e Rusise urdheroi terheqjen e vendimit duke pretenduar shkelje proceduriale.

Politkovskaya ishte nje kritike e ashper e politikave te Kremlinit dhe mbeshtetesit e saj akuzojne kete te fundit per perfshirje ne vrasje.

Por presidenca ruse i hedh poshte keto deklarata. Aktualisht, asnje nga tre personat qe po gjykohen nuk akuzohen se jane vrasesit materiale te gazetares.

I dyshuari kryesor si ekzekutues eshte Rustam Makhmudov, vellai i te dyshuarve te tjere, i cili nuk eshte arrestuar ende.

Top Channel