OBSH: Mbi 1.100 te vdekur nga gripi A

05/08/2009 11:05

Virusi i gripit te derrave ka shkaktuar mbi 1.100 te vdekur ne te gjithe boten, qe nga shfaqja e tij ne mars, dhe ka infektuar 162.380 persona.

Eshte ky bilanci i fundit i Organizates Boterore te Shendetesise, i publikuar ne faqen e saj te internetit.

Virusi i ri A/H1N1 ka vrare 1.154 persona, prej te cileve 1.008 vetem ne kontinentin amerikan, ku 98.242 persona jane prekur nga semundja.

Rajoni i dyte qe ka regjistruar numrin me te madh te te vdekurve eshte Azia jug-lindore.

Top Channel