France, zjarr ne avion, te plagosur

05/08/2009 16:25

Reaktori i nje avioni ka marre flake pak para nisjes nga aeroporti parisian i Orly-t. Ne mjetin qe kishte destinacion Alicanten, ne Spanje, gjashte persona kane mbetur lehtesisht te plagosur pas evakuimit.

Zjarri eshte shuar menjehere nga zjarrfikesit dhe 169 pasagjeret qe ishin ne bordin e avionit te kompanise “Vueling”, jane zbritur nga daljet e emergjences.

Ne Orly tashme pritet nje avion i Iberias, aksioner i Vueling, per te transportuar pasagjeret ne Alicante.

Top Channel