Murtaja, Kina dezinfekton fshatin ne karantine

04/08/2009 11:55

Autoritetet ne Kine kane asgjesuar minj dhe insekte gjate dezinfektimit te fshatit qe ndodhet ne karantine per shkak te prekjes se disa banoreve me semundjen e murtajes.

Tre persona humben jeten ne nje province ne veriperendim te Kines. Policia ka vendosur snajper rreth Ziketanit, ne provincen Qinghai, pasi u zbulua rasti i pare javen e shkuar.

Semundja eshte teper ngjitese dhe mund te vrase nje njeri brenda 24 oreve nese nuk mjekohet.

Stafi mjekesor po dezinfekton zonen duke vrare cdo gjallese qe mund te permbaje bakterin dhe eshte duke dhene ndihmen e nevojshme per te gjithe personat e prekur.

Autoritetet i kane bere thirrje te gjithe personave qe kane qene ne keto zone qe prej mesit te korrikut dhe kane simptoma te kolles apo temperatures se larte qe te shkojne menjehere te marrin mjekimin e duhur.

Top Channel