NATO, sekretari Shefer shtrohet ne spital

21/07/2009 18:20

Sekretari i pergjithshem i NATO-s, Jap de Hop Shefer eshte shtruar ne spital per te kryer nje nderhyrje kirurgjikale ne enet e gjakut.

“Operacioni eshte mbyllur me sukses dhe sekretari i pergjithshem po pushon tashme”, thuhet ne nje deklarate zyrtare te selise se NATO-s. Shefer do qendroje ne spital edhe per dy dite dhe me pas do dale per te rinisur punen e perditshme.

Gjithesesi nuk ngelen edhe shume dite pune zyrtare per Shefer, pasi ne daten 1 gusht postin e tij do ta zeje danezi Rasmusen.

Top Channel