Virusi H1N1, 285 te prekur ne Indi

20/07/2009 09:45

17 persona te tjere kane rezultuar pozitive me virusin H1N1 duke e cuar numrin e pergjithshem te te prekurve ne 285.

Lajmi behet i ditur nga burime zyrtare te Ministrise se Shendetesise ne Nju Delhi. I prekuri me i ri nga virusi eshte nje femije 11 muajsh. Nderkohe, 1500 persona jane shtruar ne spital per t’iu nenshtruar analizave me te hollesishme pasi shume prej tyre dyshoheshin se mund te ishin infektuar me virozen vdekjeprurese.

Masa te medha jane marre ne mbare vendin, por deri tani virusi nuk ka gjetur shume terren veprues ne kete shtet, i cili eshte i dyti ne bote per nga numri i banoreve pas Kines.

Top Channel