
“Sheikja” Mozah, gruaja e preferuar e sheikut te Qatar, eshte zonja e re e Porsche.
E bukur, nene e shtate femijeve, Mozah eshte frymezuese e nje sere ndryshimeve sociale dhe kulturore qe kane nisur te manifestohen qe prej vitit 1995, kur sheiku Hamad mori fuqine prej te atit.
Te gjitha keto ndryshime po e transformojne vendin nje laborator te vogel, larg eksperiences konservatore saudite.
Mozah drejton Education City dhe eshte shpirti i Qatar Foundation qe ne pak vite si nje magnet terhoqi projekte dhe iniciativa nga e gjithe bota ne fushen e kultures, artit dhe arkitektures.
Qatar, nje prej vendeve me te rendesishem si burim gazi ne bote, tregon sot shenja te nje sigurie te qendrueshme, nje monarki absolute me pushtetin ne duart e nje familjeje, me ligjin kuranor qe rregullon sferen private dhe ku njerezit jane shume te pasur.
Miliarderet nga Qatar ndjekin lajmet e Al Jazeera, udhetojne neper Evrope, mbushin sallat e kinemave per te pare filmat hollivudiane.
Mozah thekson se me demokraci nuk nenkuptohen vetem modelet e aplikuara ne perendim, por edhe me procesin e modernizimit neper vende te tjera.
E martuar me sheikun Hamad ne vitin 1977 kur ishte vetem 18 vjec, nene e 7 femijeve, mes te cileve edhe trashegimtari i fronit, princesha Mozah ka fituar nje rol protagonisteje ne skenen boterore.
Top Channel