Kanada, zjarri evakuon 17 mije banore

20/07/2009 13:15

17 mije persona jane evakuar nga provinca e British Kolumbia ne Kanada per shkak te zjarreve te medha qe kane perfshire pyjet.

Perhapja e flakeve me shpejtesi ne zona me te medha pyjore deri tani ka shkrumbuar 1400 hektare ne zonat kodrinore afer liqenit Okangan, 400 km ne lindje te qytetit te Vankuverit.

Ne zone jane dislokuar rreth 200 zjarrefikes te cilet po mundohen te vene nen kontroll flaket qe po shkaterrojne pyjet perreth, ndersa forca te shumta po hedhin uje nga ajri. Deri tani nuk ka njoftime per viktima apo te plagosur.

Top Channel