Izrael, Olmert shkarkohet nga akuzat

20/07/2009 17:00

Ish-kryeministri Ehud Olmert eshte shkarkuar nga akuza per korrupsion lidhur me blerjen e nje shtepie ne Jeruzalem.

Prokurori i pergjithshem Menachem Mazuz ka deklaruar se nuk ka prova te mjaftueshme per te proceduar me nje inkriminim.

Olmert kishte fituar ne vitin 2004, kur ishte kryeminister, nje ulje prej gjysme milione dollaresh te cmimit per blerjen e nje apartamenti.

Autoritetet dyshojne se si shkembimi, kryeministri i atehershem ka favorizuar kompanine me leje ndertimi me procedure te pershpejtuar, duke i mundesuar keshtu rritjen e perfitimeve.

Top Channel