Iran, Mussavi: Kriza per zgjedhjet vazhdon

20/07/2009 15:35

Lideri i opozites ne Iran, Mir Hossein Mussavi ka deklaruar sot se arrestimet e protestuesve te opozites nuk do te zgjidhin mosmarreveshjet mbi zgjedhjet presidenciale.

Mussavi u ka kerkuar autoriteteve te Teheranit qe te lirojne menjehere protestuesit e arrestuar.

Ai ka denoncuar gjithashtu vendosjen ne vend te nje “shteti policor”, duke mohuar keshtu qe manifestuesit e zbritur ne sheshe per te kontestuar rezultatin elektoral te jene te lidhur me vendet e huaja.

Nje deklarate te tille e beri lideri suprem iranian, ajatollahu Ali Khamenei, i cili ka akuzuar fuqite perendimore se kane organizuar protestat ne sheshet e Teheranit.

Ndersa nje organizate reformatore, pjese e se ciles eshte edhe ish-presidenti Khatami, ka kerkuar nje referendum popullor mbi qeverine e presidentit Ahmadinejad.

Top Channel