Iran, lirohet punonjesi i ambasades britanike

20/07/2009 11:15

Ne Iran u lirua punonjesi i fundit i ambasades britanike qe mbahej ne burg per shkak te trazirave post zgjedhore.

Hossein Rassam  akuzohet se nxiti  protestat pas rezultatit te diskutueshem te zgjedhjeve presidenciale, akuze kjo qe kundershtohet me force nga Britania e madhe.

Vezhguesit besojne se qellimi i vertete mund te kete qene qe te frikesojne iranianet qe te mos punojne per ambasadat e huaja dhe t’ua bejne me te veshtire punen e ambasadave.

Sipas avokatit te tij, Hossein Rassam u lirua me kusht pas nje pagese prej 100,000 dollaresh. Odiseja e tij nuk ka mbaruar ende, pasi ka ende gjasa qe te paditet per veprim kunder sigurise kombetare, megjithese autoritetet irakiane shpesh nuk i sjellin çeshtjet ne gjyq por i lene ato te hapura si nje forme kercenimi.

Sekretari i jashtem britanik David Miliband e mirepriti lirimin e tij, por tha se se ndalimi i tij ishte i pajustifikuar.

Top Channel