Ancelotti “shtrengon dhembet”: Asnje titullar

18/07/2009 15:10

Carlo Ancelotti u tregon lojtareve te Chelsea se eshte ai qe drejton skuadren nga stoli.

Pak dite pas zyrtarizimit ne krye te stolit te bluve, ish milanisti u leshon nje sinjal te gjithe lojtareve, duke thene se askush nuk e ka vendin e sigurt ne formacionin baze pasi te gjithe duhet ta meritojne me pune.

“Nuk dua te zgjedh nje formacion titullar. Mendoj se Chelsea eshte nje skuader e madhe pasi ka 25 lojtare te medhenj dhe per mua eshte e pamundur te zgjedh 11 lojtare”, shprehet Ancelotti ne nje interviste per “Daily Star”. Kjo politike e italianit tek Chelsea eshte plotesisht e kundert me ate te Jose Mourinho, i cili gjate periudhes qe drektonte blute.

Ne fund te intervistes, Ancelotti preku edhe ceshtjen e gjuhes angleze, te cilen po e meson me ritme shume te shpejta. “Anglishtja nuk eshte shume e lehte por mendoj se po permiresohem dite per dite. Flas gjithmone anglisht dhe jam permiresuar ne krahasim me disa dite me pare”, perfundon Ancelotti. 

Top Channel