Tridhjete piano jane vendosur nga nje organizate angleze ne sheshet dhe vendet me te vizituara nga turistet. “Play Me, I’m Yours” eshte nje projekt i artit interaktiv dhe nxit qytetaret te flakin tej rutinen.

Kalimtaret ftohen qe te ulen ne piano dhe te ‘kompozojne’ nje melodi perballle nje publiku kureshtar i cili i shoqeron. Kush ka ndermend te performoje pjese muzikore te gjate dhe spektakolare duhet te beje prenotimin e nje pianoje dhe te prese radhen e tij.

Projekti artistik ka ardhur ne fund te qershorit ne Londer pasi u eksperimentua me sukses ne Sao Paolo, Sidney dhe Birmingham.

Organizatoret kane menduar edhe ne rast te ndonje te papriture te motit, psh ne rast se fillon shiu, pianot do te mbulohen nga personi i cili gjendet duke luajtuar.

Top Channel