Ne fund te 10 viteve te ardhshme, Alpet e Europes rrezikojne te jene 50 % me pak te mbuluara nga bora per shkak te ngrohjes globale.

Kjo behet e ditur ne nje raport te publikuar nga organizata WWF, sipas se ciles, akujt rrezikojne te zhduken nga majat me te larta te Europes deri ne vitin 2050.

“Shkrirja e akujve do kete nje efekt te menjehershem tek biodiversiteti dhe furnizimimi me uje i lumenjve, cka do shkaktonte probleme te medha ekonomike dhe turistike ne Itali dhe Zvicer”, thuhet mes te tjerash ne raport.

Studimi thekson gjithashtu se pasojat me te medha do t’i vuaje italia ne zonat e Venetos dhe Friulit.

Top Channel