20% e te rinjve hane ne “fast-food” çdo dite

07/07/2009 08:45

Menyra e ushqimit si nje nga faktoret me te rendesishem te rritjes dhe shendetit po ndryshon negativisht ne jeten tone, ne menyre te veçante te te rinjve.

Rreth 20 per qind e moshave te reja hane pothuajse çdo dite ushqime te shpejta, fast-food, me shume yndyre, kalori dhe mbi te gjitha pa vlera te verteta ushqyese.

Por jo vetem kaq, nje pjese e mire e nxenesve, plot 10 per qind prej tyre, shkojne ne shkolle pa ngrene mengjes, ose dhe kur hane, mengjesi i tyre mund te quhet vetem nje gote me qumesht.

Peshku, zarzavatet, frutat per nje pjese te familjeve shqiptare jane te paperballueshme, nderkohe qe produktet e detit mund te konsumohen deri dhe vetem nje here ne vit.

Preferencat e te rinjve jane per produkte te skuqura dhe me kripe. Rreth 20 per qind e nxeneseve te shkollave te mesme te vendit konsumojne çdo dite hamburgere dhe sanduiçe, kurse 4% e tyre keto ushqime i perdorin tri here ne dite.

Informacioni jepet nga nje studim i Institutit te Shendetit Publik lidhur me ushqyerjen.

Studimi

Jane intervistuar 1040 nxenes nga gjimnazet e Tiranes, Vlores dhe Shkodres. Qellimi i ketij studimi ishte evidentimi i stilit te te ushqyerit te brezi i ri, si dhe faktoret sociale dhe ekonomike qe vetem ndikojne ne cilesine dhe sasine e ushqimeve qe ata marrin.

Sipas te dhenave, 20.2% e te rinjve konsumojne ushqime te tipit “fast food” 2-4 here ne jave, kundrejt 7.4% prej tyre qe keto ushqime i konsumojne 5-6 here ne jave. Vitaminat jane perdorur vetem nga 30% e te rinjve te anketuar.

Rreth 96% e tyre pohojne se perdorin ushqime te skuqura dhe 16% e rinise pohojne se nuk kane ngrene gjate nje viti asnjehere peshk.

Sipas studimit te ISHP-se, gjimnazistet preferojne frutat, nderkohe qe rreth 4/5 e te intervistuarve ne total raportojne se shtojne kripe ne ushqim. Rekomandimet e specialisteve te ISHP, ne fund te studimit jane per prinderit.

Shendeti publik keshillon qe te afermit duhet te bejne pune edhe me bindese me femijet e tyre, duke pasur ndikim te drejtperdrejte me stilit e ushqyerjes se femijeve. Ata duhet te kontrollojne dieten e tyre ushqimore dhe te shpjegojne se konsumi i frutave dhe perimeve ndihmon mirerritjen e tyre dhe ne rritjen e imunitetit per sa i takon gjendjes shendetesore.

Konsumi i bukes se zeze ne vend te bukes se bardhe ka me teper vlera ushqyese per organizmin.

Top Channel