Edhe pa diete mund te shtojme jeten

26/06/2009 18:05

Ha pak qe te jetosh gjate. Ky eksperiment ka funksionuar ne menyre te shkelqyer tek minjte e zvarraniket dhe ka shume mundesi qe te jete efikas edhe tek njeriu.

Kjo gje dihet prej vitesh, por shkencetaret e “Salk Institute for Biological Studies” ne Kaliforni na cojne me tej me zbulimin e tyre pasi sipas tyre, eshte e mundur qe te ulim numrin e kalorive pa iu nenshtruar dietes. Efektet shendetesore ne uljen e kalorive jane te menjehershme pasi jeta zgjatet me shume fale reaksionit ne enzima.

Dy enzimat ne bisht aktivizojne percuesit qe ndihmojne ne shtimin e jetes dhe nese arrihet edhe aktivizimi i percuesve edhe nga jashte, jetegjatesia do te mund te arrihej edhe pa nje diete. Eksperimenti eshte bere tek disa krimba cilindrike, nje specie shume e perdorur per eksperimente. Enzima e pare e quajtur Wwp-1 luan nje rol vendimtar ne kete proces pasi ajo orienton proteinat ne membranat qelizore.

“Duke shtuar sasine e enzimave ne qeliza, krimat jetojne 20 % me shume edhe nese hane shume”, shprehet nje prej shkencetareve. Njerezit qe marrin me pak kalori ne te gjithe planetin jane ata qe jetojne ne ishujt japoneze te Amami e Okinawa me 1500 kalori ne dite, ndersa amerikanet dhe europianet e kane kete norme rreth 3.000.

 

Top Channel