Prokuroria e Tiranes ka nisur te thelloje hetimet per ndotjen me t’u njohur ditet e fundit me rezultatet e analizave te ujit te liqenit artificial te Tiranes, te cilat do te jene vendimtare per masat qe grupi i punes do marre per pastrimin e liqenit.
Sipas burimeve jo zyrtare, mesohet se ne nje nga kampionet e ujit te marre ne liqen ka rezultuar nje element toksik ne nivele te larta, cka ndikon ne shendetin e banoreve nese ata do te kene kontakt me kete uje. Specialistet e Institutit te Higjenes kane kerkuar qe asnje qytetar te mos lahet ne liqen apo te peshkoje pasi lekura e tyre do te kete reaksione alergjike.
Prefekti i Tiranes eshte ne pritje te ketyre analizave per te percaktuar nese eshte ose jo e domosdoshme zbrazja e liqenit, pastrimi i tij i menjehershem dhe me pas mbushja permes Liqenit te Farkes, i cili i ka te gjitha kapacitetet ujore por edhe rruget per t’u lidhur me liqenin artificial.
Derdhja e lendeve ngjyruese ne liqen nga subjekte ende te paidentifikuara solli ndotjen e ujit me lende kimike. Prokuroria e Tiranes eshte duke hetuar kete ngjarje qe rrezikoi te shkaterronte perfundimisht nje nga zonat me te pastra ne kryeqytet.
Top Channel