
Ne prag te vizites se zv/presidentit amerikan ne Kosove, Joseph Biden, ka folur edhe Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu.
“Eshte nje vizite historike per Kosoven. Kjo eshte vizite e nje personaliteti te fuqishem qe na ka mbeshtetur me udheheqesit me te larte te SHBA-se. Ne Prishtine do shkele ekip qe e ka pasur perparesi luften per liri dhe pavaresi”, shprehet Sejdiu.
Ne vijim ai shtoi se, gjate kesaj vizite, Uashingtoni do shpalose projektin amerikan ne ndertimin e demokracise te metejshme. “Vizita do sherbeje edhe ne ndertimin e raporteve te shendosha mes vendeve evropiane. Do te jete nje ftese e gjithe qytetareve edhe e atyre serbe qe hezitojne te njohin realitetet e reja ne Kosove”, thekson Sejdiu.
Top Channel