Lazio dergon Reggina-n ne Serie B

20/05/2009 21:45

Lazio i ka dhene goditjen e fundit skuadres se Reggina-s per te rene ne Serie B.

Ne ndeshjen e javes se 37-te te Serie A mes bardhekalterve dhe kalabrezeve, Lazio ka fituar 1-0 me gol te argjentinasit Zarate ne minuten e 26-te, duke e zbritur matematikisht skuadren e Reggina-s nje kategori me poshte. Kryeqytetasit e kontrolluan ndeshjen qe nga fillimi deri ne fund, duke mos e vene asnjehere ne diskutim fitoren qe i ngjiti ne kuoten e 50 pikeve.

Keshtu, pas 7 vitesh ne kategorine e me te mireve, skuadra e jugut te Italise bashkohet serish me ekipet inferiore edhe pse nje gje e tille mund te kishte ndodhur ne te shkuaren ku shume here Reggina ka rrezikuar seriozisht renien.

Goli i mbremjes se sotme eshte i 13-ti ne kampionat per zbulimin Zarate dhe i 16-ti ne total. Gjithashtu, takimi i sotem mund te kete qene i fundit per maqedonasin Pandev, i cili kerkohet nga disa klube te medha europiane.

Top Channel