Bologna tremb Interin, por zikaltrit realizojnë përmbysjen e radhës
Paris Saint Germain mori një fitore të rëndësishme në kampionatin Francez të Futbollit. Skuadra e Luis Enriques mposhti në transfertë Strasbourg me rezultatin 3-1, një sukses që erdhi me përmbysje.
Kampionët në fuqi të Francës dhe Evropës e panë veten në disavantazh pasi Strasbourg mori avantazhin 1-0 me golin e Reynas, shifra që mbetën deri në fund të 45 minutave të para.
Por në pjesën e dytë parizienët reaguan dhe barazuan rezultatin në 1-1 me golin e Zabarnyi në minutën e 77, ndërkohë që pak minuta para këtij goli Dembele kishte humbur një 11 metërsh. Ishte pikërisht Dembele ai që shënoi golin që përmbysi gjithçka duke i dhënë avantazhin PSG në 2-1, ndërkohë që Doue fiksoi fitoren 3-1 për skuadrën e Luis Enrique që shkon në kuotën e 14 pikëve duke iu bashkangjitur për momentin Monacos.
Top Channel