Vedat Muriqi lë gjurmë në fitoren e Fenerbahçe, shënon golin e 7 në 8 javë(VIDEO)
Barcelona vijon që akumulojë fitore në La Liga. Skuadra katalanase kaloi edhe Betisin në fushën e këtij të fundit duke e mundur me rezultatin 5-2 në sfidën e javës së 9 të kampionatit dhe shkon në kuotën e 27 pikëve të plota.
Kampionët e Spanjës pritën 10 minuta për të marrë avantazhin me Lamine Yamal që dribloi një kundërshtar me marrjen e topit me thembër për të shënuar me të majtën e tij për të çuar rezultatin në 1-0. Por Betis u kundërpërgjigj dhe në minutën e 27 barazoi shifrat në 1-1 me Valentin Gomez. Ekuilibri në rezultat u prish sërish në minutën e 41 kur Rodri me një gjuajtje me kokë i dha avantazhin 2-1 Barcelonës. Betis u përgjigj menjëherë duke shënuar e Lo Celso, një gol që u anulua nga sistemi VAR për prekje të topit me krah të Hernandez në fillim të aksionit.
Në pjesën e dytë, Barcelona shënoi golin e trte me Gabriel Jesus në minutën e 52 dhe 1 minutë më pas, Betis shënoi me Ezzalzouli për të shkurtuar diferencën në 3-2. Më pas skuadra andaluziane mbeti me 10 futbollistë për shkak të ndëshkimit me karton të kuq direkt të Bernal pas një përplasjeje me Yamal. Në minutën e 62 Eric Garcia shënoi golin e katërt, ndërkohë që manitën e plotësoi Dani Olmo në minutën e 81 për rezultatin përfundimtar 5-2.
Top Channel