Barcelona mbetet e pathyeshme, i rezervon ‘manita’ edhe Betisit në La Liga
Java e 7 e Serie A i dhuroi një tjetër fitore Interit që iu imponua Bolognës duke e mposhtur me përmbysje në rezultat. Në Dall’Ara skuadra kampione e Italisë e fitoi këtë sfidë 3-1 edhe pse pa Lautaro Martinez në fushën e lojës.
Ndeshja u zhbllokua në minutën e 18 dhe ishte Bologna ajo që shënoi me Pobegan me një gjuajtje të fortë ndërkohë që edhe portieri Martinez nuk ishte pozicionuar shumë mirë.
Goli zgjoi Interin që u hodh totalisht në sulm por duke rrezikuar kundërsulmet e kuqebluve, me Bolognan që iu afrua golit të dytë sërish me Pobegan, por ky i fundit u ndal nga tramversa, por në minutën e 44 erdhi edhe goli i barazimit me Thuram që u gjet saktë nga Barella dhe pjesa e parë u mbyll 1-1.
Lëvizja vendimtare e Chivut quhet Carlos Augusto që hyri në minutën e 69 dhe që 1 minutë më pas shënoi golin e avantazhit 2-1. Në minutën e 83, Interi gjeti edhe golin e tretë me Bonny për të fiksuar fitoren 3-1 që i jep mundësinë skuadrës zikaltër me 19 pikë, duke u shkëputur për momentin me 3 pikë ndak Lazios që do të luajë me Juventusin.
Top Channel