Opozita, bojkot seances parlamentare

15/05/2009 11:55

Deputetet e opozites njoftuan bojkotimin e seances se fundit te parlamentit shqiptar.

Kryetarja e grupit kuvendor socialist, Valentina Leskaj, deklaroi se seanca e sotme eshte joligjore. Zonja Leskaj theksoi se nuk eshte mbledhur konferenca e kryetareve per te caktuar diten e seances dhe rendin e saj.

“Ne nuk behemi pjese e menyres se degraduar sesi punon kuvendi”, u shpreh Leskaj.

Shkak per seancen e fundit parlamentare eshte bere vendimi i marre nga PBDNJ-ja, e cila ka braktisur koalicionin e djathte per t’iu bashkuar ne zgjedhjet e 28 qershorit koalicionit te majte, te drejtuar nga PS-ja.

Pas njoftimit te marre qe sot do te kete seance parlamentare dhe kjo pritet te jete e fundit, Komisioni Hetimor per kryetarin e Bashkise se Tiranes, Edi Rama, duhet te paraqese ne menyre urgjente raportin per ta votuar ne seance.

Bojkoti i opozites do te zvarrise deri ne Kuvendin e ri disa projektligje te rendesishme, te cilat mazhoranca nuk mund t’i miratoje e vetme, sepse per kalimin e tyre duhen 84 vota dhe Partia Demokratike, se bashku me aleatet e saj, ka vetem 74 deputete.

Top Channel