
Me ne fund Nikolle Lesi e ka ndare mendjen dhe ka vendosur te firmose me kryeministrin Berisha marreveshjen per koalicionin e ri zgjedhor te 28 qershorit.
Pavaresisht kritikave te vazhdueshme dhe nenkuptimeve per korrupsion te disa prej anetareve te kabinetit qeveritar, zoti Lesi me firmen e hedhur ne koalicionin e djathte tregoi se eshte gazetar ne qendrim, por politikan ne votim.
“Dhe ju siguroj se nese ndonjehere, zoti Berisha, zeri im independent ka ngritur probleme, i ka ngritur me deshiren e mire brenda nje mazhorance”, ka deklaruar Lesi.
Ndersa Berisha, nga ana e tij eshte shprehur se Lesi ka vepruar me kthjelltesi ne marrjen e vendimit te tij.
“Pavaresisht diferencave, zoti Lesi voten me kundershtarin nuk e ka bashkuar. Kur ka ardhur puna tek kthjelltesia politike, ai voten e ka patur per koalicionin”, ka pohuar Berisha.
Zoti Lesi eshte nje nga 10 kryetaret e partive me te cilet kryeministri Berisha ka firmosur nje marreveshje koalicioni.
Top Channel