Pitt-Jolie ndalojne librin me detajet e jetes se tyre

28/04/2009 19:15

Angelina Jolie dhe Brad Pitt kane arritur te bllokojne tentativen e nje ish truproje me origjine angleze per te publikuar nje liber kujtimesh me detajet e jetes private te tyre.

Cifti ka adresuar avokatet ndaj ish truprojes dhe kjo ka bere qe Mickey Brett te terhiqet nga vendimi per te zbardhur sekretet e jetes intime te familjes me te famshme te Hollywood-it. Brett ka punuar me pare edhe me personazhe te tjere te njohur si, Sandra Bullock, Tom Cruise, Nicole Kidman, Sylvester Stallone e Richard Gere.

Sipas avokatit te familjes, ish truproja eshte nje genjeshtar dhe biografia e tij eshte njollosur me 11 krime te ndryshme. Nderkohe,  Mickey mohoi faktin se kishte ne plan ta publikonte kete liber.

Top Channel