Salma Hayek, dasme ne Venecia

24/04/2009 09:05

Salma Hayek ka zgjedhur Venecian per t’u martuar kete fundjave. Ceremonia do te zhvillohet ne Pallatin Grassi, raportoi revista amerikane “People”.

Kjo eshte ceremonia e dyte e marteses mes aktores dhe biznesmenit miliarder francez, Francois-Henri Pinault. Ne dasme pritet te jene te ftuar aktoret Antonio Banderas, Melanie Griffith dhe Penelope Cruz. Cifti eshte martuar me pare me ritin civil diten e Shen Valentinit ne Paris.

Pallati Grassi eshte blere nga familja Pinault ne vitin 2005 dhe ka nje vlere te vecante per Salmen dhe Francois-Henri. Ata jane takuar ketu per here te pare gjate nje feste ne vitin 2006.

Bashkeshortet kane edhe nje vajze, Valentina Paloma, qe lindi ne shtatorin e vitit 2007.

Top Channel