Naomi Campbell do zhvendoset ne Moske

22/04/2009 12:55

Pavaresisht shfaqjes ne skene te bashkeshortes ruse, historia e dashurise mes panteres se zeze Naomi Campbell dhe milionerit Vladislav Doronin, vazhdon njesoj.

Sipas informacioneve te fundit te shtypit roze, Naomi qe tani jeton mes Londres dhe Nju Jorkut, ka vendosur te transferohet ne Moske per te kaluar me shume kohe me te dashurin. Sipas nje burimi, cifti po kalon momente magjike dhe britanikja qendron me gjate ne Rusi. Vladislav eshte duke ndertuar nje pallat te ri ne Moske, qe deshiron te behet shtepia e tyre, ndersa Naomi eshte e dashuruar.

Lidhja e tyre vazhdon qe prej nje viti. Gushtin e kaluar Naomi mori dhurate nje apartament 18,5 milione dollare ne Brazil. Ne deklaraten e saj pas publikimit te historise bashkeshortja e biznesmenit rus tha se Naomi do te zhgenjehej nese mendon se do te mund t’i marre te shoqin. Ajo shtoi se ata ishin ende cift.

Top Channel