Angli, princi Harry serish ne telashe

20/04/2009 19:10

Princi Harry eshte fotografuar serish nga tabloidet britanike ne vendin dhe momentin e gabuar, duke ngjallur reagime nga me te ndryshmet ne ishull.

Kete here, pasardhesi i dinastise mbreterore te Anglise eshte zene mat ndersa po merrte pjese ne nje feste ilegale ne nje ndertese te braktisur ne lindje te Londres. Ai eshte ftuar ne festen e ditelindjes se shoqes 27 vjecare Davina Harbord, me motren e se ciles ka nisur nje histori prej disa muajsh. Por nata argetuese i ka shkaktuar shume deme princit, madje mediat e kane cilesuar kete veprim si nje ulje qe u behet taksapaguesve.

“Nuk ka kuptim qe 50 milione sterlinat e taksapaguesve per te ruajtur familjen mbreterore, shkojne per te tilla festa”, shkruan nje prej tabloideve. Ne kete feste ishin te pranishem edhe ish e fejuara e princit, Chelsy Davy, miku i tij me i mire Guy Pelly si dhe ish e fejuara e princit William, Arabella Musgrave.

 

Top Channel