Talenti britanik: Asnje mashkull s’me ka kerkuar takim

18/04/2009 11:35

Gruaja britanike me ze te mrekullueshem, qe u zbulua gjate spektaklit te talenteve te reja, Susan Boyle, ka fituar 34 milione fansa ne YouTube. Megjithate, 48-vjecarja ka deklaruar se asnjeri prej tyre nuk ka kerkuar te dale me te.

Kengetarja e korit te kishes, qe kete jave pushtoi boten me zerin e saj, ka treguar se nuk kishte degjuar ndonjehere per faqen e njohur te videove ne internet. “Telefoni me ka rene shpesh, por askush s’ka preferuar te dale me mua. Nuk kam marre asnje leter dashurie. Shpresoj qe kjo te me ndodhe se shpejti”, u shpreh Suzan, qe ka treguar se nuk e ka provuar kurre puthjen.

Sipas saj, veshtrime admiruese i kane ardhur vetem nga femijet e zones ku jeton. Susan thote gjithashtu se nuk ka ka hyre me pare ne internet. “Kjo puna e biznesit te internetit eshte e re per mua. S’kisha degjuar per pare per YouTube. Tani kam oferta per te dale ne televizion apo ne radio ne mbare boten”.

Top Channel