Paltrow: Nje mike tentoi te me shkaterronte jeten

18/04/2009 11:35

Gwyneth Paltrow ka zbuluar se ne jeten e saj nuk ekziston me nje mike e rrezikshme. Fituesja e nje cmimi Oscar deklaroi se mikesha, qe sipas disa burimeve dyshohet te jete aktorja Winona Ryder, u perpoq t’i shkaterronte jeten, pasi fitoi miqesine e saj.

Ne letren e saj te postuar tek GOOP.com, Gwyneth tregon se ndihej e zhgenjyer nga nje ish-mike. “Isha e merzitur, e zemeruar, ndieja gjithcka qe ndjen dikush qe zbulon se nje person i dashur, ne fakt eshte i rrezikshem. Por nje dite mora vesh se dicka poshteruese i kishte ndodhur ketij personi. U ndjeva e cliruar dhe e lumtur”, ka deklaruar aktorja.

Ne vitin 2001, Winona Ryder u arrestua, pasi kishte vjedhur veshje me vlere disa mijera dollare ne nje dyqan ne Los Anxhelos.

Top Channel